Vendosni fjalën kyçe....

Më shumë se gjysma e evropianëve mbështesin legalizimin e kanabisit – Raporti


Më shumë se gjysma e popullsisë evropiane mbështet legalizimin e përdorimit të kanabisit për të rriturit dhe rreth 30% e tyre janë të interesuar për ta blerë atë, sipas të dhënave të sondazhit nga këshilltarët e industrisë të enjten.

Qasja liberale e Evropës mund të korrë përfitime të shumta financiare dhe ekonomike siç shihet në Shtetet e Bashkuara, e cila ka dëshmuar një rritje të përdorimit të kanabisit gjatë bllokimeve të shkaktuara nga pandemia.

Ndërsa shumica e evropianëve mbështesin dyqanet e rregulluara të kanabisit, shumica nuk e favorizojnë rritjen e bimës në shtëpi, sipas raportit të konsulencës me qendër në Londër, ‘Hanëay’ dhe prodhuesit të kanabisit ‘Curaleaf International’.

Raporti vjen një javë pasi Dhoma e Përfaqësuesve e SHBA miratoi të premten një projektligj për t’i dhënë fund ndalimit federal të marijuanës.

“Ne e shohim tregun evropian si tre deri në katër vjet prapa krahasura me SHBA-në, por në fakt duket se Evropa mund të fillojë reforma gjithëpërfshirëse përpara Shteteve të Bashkuara.” – tha Boris Jordan, ekzekutiv në ‘Curaleaf’ me qendër në SHBA.

Shumë vende evropiane, përfshirë Gjermaninë, e kanë ligjëruar kanabisin për qëllime të kufizuara mjekësore, ndërsa të tjera e kanë dekriminalizuar përdorimin e tij të përgjithshëm. Malta u bë vendi i parë evropian që lejoi kultivimin e kufizuar dhe përdorimin personal të kanabisit.

Tregu evropian i kanabisit pritet të kalojë 3 miliardë euro të ardhura vjetore deri në vitin 2025, nga rreth 400 milionë euro vitin e kaluar, sipas një raporti nga firma kërkimore ‘Prohibition Partners’. Gjermania ka qenë tregu më i madh në kontinent deri më tani.

“Ka një dëshirë të qartë politike dhe vullnet në Gjermani për të legalizuar përdorimin rekreativ.” – tha për Reuters, Joe Bayern, shefi ekzekutiv i ‘Curaleaf’.

“Duke pasur parasysh se Gjermania është ekonomia më e madhe në Evropë, ne mendojmë se do të udhëheqë rrugën dhe do të krijojë një efekt domino për pjesën tjetër të kontinentit.” – tha Bayern.