Vendosni fjalën kyçe....

Kryemadhi: Kemi përgjegjësi për Ligjin e Arsimit por e votuam me zemër të thyer


Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi duke folur për protestën studentore, ka pranuar përgjegjësinë për Ligjin e Arsimit.

Kryemadhi duke marrë përgjegjësinë e votimit të Ligjit të Arsimit gjatë kohës kur ishte në koalicion me Partinë Socialiste u shpreh se aprovimi i këtij ligji nga LSI u bë me “zemër të thyer për të pritur aktet nënligjore”.

“Po kemi përgjegjësi me thënë të vërtetën. Por ne kemi një memorie të shkurtër, si shoqëri dhe si klasë politike, pasi të gjitha fjalimet që kemi mbajtur ne kanë qenë kundër këtij ligji dhe Vasili në fund para votimit ka thënë: Me zemër të thyer, po ja japim votat duke pritur aktet nënligjore të ligjit”-deklaroi Kryemadhi.

“Ne u rakorduam më PD dhe ajo kishte për detyrë që të çonte ligjin nga Gjykata Kushtetuese. Por, edhe pse PD nuk e çoi këtë ligj në gjykata edhe pse ky institucion ishte i kapur nga qeveria. Ne mendimin se aktet nënligjore që të sillnin këtë ligj në shina të duhura”, shtoi.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *