Vendosni fjalën kyçe....

Balluku: Shqipëria ka marrë me qira 2 anije për prodhimin e energjisë elektrike. Nuk do ketë rritje çmimi për familjet dhe biznesin e vogël


Shqipëria ka marrë 2 anije me qira të cilat do të vendosen në Triportin e Vlorë dhe do të shërbejnë për prodhimin e energjisë elektrike, ka zbuluar Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë gjatë mbledhjes së Komitetit të Energjisë.

Marrëveshja është nënshkruar tashmë, me një afat 2-vjeçar. Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjetikës, Belinda Balluku u shpreh se kjo do të shërbejë për të siguruar një pavarësi energjike.

“I jep një frymëmarrje, në aspektin që detajet do i japim në ditët në vijim kur të kemi anijet e ankoruara nga Triport, me mbështetje dhe të Kim, kemi arritur marrëveshje për të marr me qira 2 anije të prodhimit të energjisë elektrike deri sa TEC të vihet në punë, janë termocentrale lundruese dhe janë arritje e madhe se do na garantojë një pavarësi energjike, sigurisht e kufizuat”, tha Balluku.

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku u shpreh se situata hidrike është përmirësuar dhe se nuk ka vend për panik.

Ndër të tjera Balluku, ritheksoi se nuk do të ketë rritje të çmimit të energjisë për biznesin e vogël.

Kemi dëgjuar për pikën e vdekjes së Fierzës, por ju e keni thënë që nuk ka një pikë vdekje dhe ne ishim lart nga kjo pikë që flitet mbi 240 metra. Falënderoj drejtorin e KESH pasi informohemi në kohë reale se si do të jetë situata në Kaskadën e Drinit. Theksoj se askush nga ne nuk duhet të ndikohet nga opinionet ne e kemi menaxhuar kaskadën ashtu siç duhet, Është thënë se nuk është menaxhuar sepse po del Kukësi , por jo kjo nuk ka ndodhur, Kaskada është menaxhuar mirë dhe nuk kemi pasur ndërprerje të energjisë. Buxheti i shtetit për shkak të paketës së rezistencës po mban një peshë shumë të madhe. Menaxhimi i Kaskadës vlerësohet me shërbimin e pandërprerë dhe në do të vazhdojmë të mbrojmë qytetarët me çmimet pa i ndryshuar ato, në do të jemi aty për të mbrojtur edhe biznesin e vogël”, tha më tej Balluku.