Vendosni fjalën kyçe....

Të shtëna masive në Kaliforni, 6 të vdekur (Video)


Nga të shtënat jashtë një grupi baresh e klubesh në qendër të qytetit Sacramento, Kaliforni la të paktën gjashtë persona të vdekur dhe dhjetë të tjerë të plagosur të dielën në mëngjes, sipas një postimi nga policia rreth orës 4 të mëngjesit me orën lokale.

Videoja e postuar në mediat sociale tregon një përleshje mes dhjetëra personave përpara se të shpërthejnë të shtënat dhe pjesëmarrësit të fillojnë të shpërndahen. Të shtënat kanë ndodhur në zonën e Rrugës K. dhe Rrugës 10, sipas mediave vendase.

Ambulanca të shumta u dërguan në vendngjarje, me të paktën 10 persona të dërguar në spital, sipas policisë.

Raportet e pakonfirmuara nga mediat sociale sugjerojnë se të shtënat filluan kur një person në një makinë nxori një armë automatike dhe filloi të qëllonte ndaj një turme jashtë restorantit ‘Ultralounge El Santo’. Nuk është e qartë se kush ishin objektivat e synuar, ose nëse të shtënat ishin të lidhura me përleshjen që po ndodhte.

Ndërsa policia ka lëshuar pak informacion në lidhje me të shtënat, ata këshilluan banorët të shmangnin zonën dhe u thanë mediave se ‘një prani e madhe policie do qëndrojë në zonë’. Megjithatë, ata kanë kërkuar ndihmën e vendasve për identifikimin e të dyshuarve në të shtënat.