Vendosni fjalën kyçe....

Besar Xhaferri zgjidhet në krye të të rinjve të PD-së


Kryetari i ri i Forumit Rinor të Partisë Demokratike është zgjedhur Besar Xhaferri.

Ai arriti që të merrte 5256 vota në zgjedhjet që u mbajtën ditën e sotme, duke lënë pas 5 kandidatët e tjerë.

Pas Xhaferrit, më i votuari është Mariglend Doçi me 1292 vota, teksa të tjerët kanë një diferencë të madhe votash me të.

Ai zëvendëson në këtë post Belind Këlliçin, ndërsa zgjedhje në këtë strukturë janë mbajtur për herë të fundit në dhjetor 2015.