Vendosni fjalën kyçe....

Identifikohet i riu i cili u ekzekutua mbrëmë te kthesa e Rinasit


Është identifikuar i riu i cili u ekzekutua brenda mjetit të tij në rrugën dytësore Tiranë-Durrës, pranë kthesës së Rinasit.

Bëhet fjalë për 37-vjeçarin Iljaz Çali i cili ka qenë i përfshirë në kultivimin e rreth 700 rrënjëve kanabis në vitin 2016.

Ndaj viktimës është qëlluar teksa ai po lëvizte me mjetin e tij ‘Land Rover’ me targë AB988AS. Trupi i pajetë i Çalit u gjet brenda mjetit ndërsa ndërsa e pasagjerit është gjetur e hapur ç’ka shton dyshimet se bashkë me të riun mund të ketë qenë brenda edhe një person tjetër.

Makina ku u gjet i pajetë Çali rezulton në pronësi të Hekuran Xhixhës nga Nikla e Fushë-Krujës. Ajo ka ecur jashtë kontrollit për disa metra dhe është gjetur anash rrugës.