Vendosni fjalën kyçe....

Eshtrat e gjetura dje dyshohet se i përkasin një adoleshenti nga Mamurrasi të zhdukur në 2015-ën


Eshtrat e gjetura një ditë më parë në në Fushë Kuqe dyshohet se i përkasin një 16-vjeçari.

Sipas televizionit “News 24”, dyshimet janë se eshtrat i përkasin 16-vjeçarit nga Mamurrasi, me inicialet M.Gj., i zhdukur në vitin 2015.

Pasi banorët e fshatit Fushë Kuqe në Kurbin gjetën disa eshtra ditën e djeshme njohtuan menjëherë policinë. Eshtrat u dërguan për ekzaminim në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Tiranë.

Ekspertët e policisë dyshojnë se ato i përkasin një të riu që mund të ketë humbur jetën 10 vitet e fundit. Dhe specifikisht kanë arritur tek një adoleshent nga Mamurrasi, i cili u zhduk rreth 7 vite më parë.

Familjarët e të riut në fjalë do të jetë të parët të cilëve do u merret ADN për të bërë verifikimet e duhura.

Nxënësi i klasës së 10-të në Gjimnazin e Mamurrasit, ka shkuar si çdo ditë tjetër në shkollë më 18 maj. Por ai nuk është kthyer më në banesë. Dyshimet janë se i mituri është grabitur dhe më pas vrarë.

“Djali kur është larguar ka pasur bizhuteri dhe një orë tepër të shtrenjtë në dorë Roleks të cilat kapnin një vlerë 10 milion lekë të vjetra. Unë dyshoj se djalin ma kanë rrëmbyer për ti marrë bizhuteritë. Kemi shkuar disa herë në polici, por mua më ka humbur besimi tek blutë e Kurbinit, pasi djali ka dy muaj i humbur dhe ne nuk e dimë nëse ai është gjallë apo vdekur.”– shprehej e ëma asokohe.