Vendosni fjalën kyçe....

Avokati Hazizaj: Alqi Bllako nuk iku nga vendi, priste vendimin e gjykatës në shtëpinë e mikut të tij


Avokati i ish-deputetit Alqi Bllako ka treguar për emisionin “Opinion” se ku ndodhej klienti i tij gjatë 12 orëve deri në dorëzimin e tij në Policinë e Shtetit.

Sokol Hazizaj tha se Bllako ka qenë në banesën e një mikut të tij teksa priste vendimin e gjykatës.

Po priste tek shtëpia e një mikut të vet për të shkuar vendimi. Doli vendimi shkoi dhe u dorëzua në drejtorinë e policisë Tiranë. Kur kam qenë me zotin Hoxha e dëgjuam si lajm publik, nuk janë lajmet ato që shpërndahen në media të vërteta. Duke mos harruar faktin që qysh në momentin që prokuroria ka dorëzuar në Kuvend kërkesën për masën e sigurisë unë kam qenë i pajisur me prokurorë të posaçme, që e kam dorëzuar pranë prokurorisë së posaçme. Në këto kushte nëse nuk do të gjendej zoti Bllako do të vinin tek unë”-tha Hazizaj.

I pyetur nga drejtuesi i emisionit se pse Bllako nuk u dorëzua në orën 4, Hazizaj tha: “në atë moment u njoh me urdhrin e prokurorisë së posaçme. Nuk e ka marr në orën 15 e ka marr në atë moment”.