Vendosni fjalën kyçe....

Kush është Roula Khalaf, e para femër që do drejtojë “Financial Times” në 131 vite histori


‘Financial Times’ ka emëruar kryeredaktoren e saj të parë femër që nga themelimi në vitin 1888.

Roula Khalaf mori përsipër postin që u la nga Lionel Barber, i cili njoftoi të martën se do të largohej në janar pas 34 vjetësh në gazetën financiare më të njohur në botë.

Khalaf, zëvendëse e tij deri tani, tha se ishte e emocionuar që po drejtonte ‘organizatën më të madhe të lajmeve në botë’.

Khalaf është gazetare britaniko-libaneze. E lindur në Bejrut ajo e përjetoi luftën civile në vend teksa rritej si fëmijë. Më pas studoi në Nju Jork ku u diplomua për Çështje Ndërkombëtare.

Kryeredaktori i FT, Lionel Barber

Fillimisht punoi për revistën ‘Forbes’ për 4 vjet më pas iu bashkua ‘Financial Times’. Khalaf ka fituar disa çmime ndërkombëtare në media dhe tashmë do drejtojë ‘FT’ si drejtuese.

‘FT’ iu shit kompanisë japoneze të mediave ‘Nikkei’ në 2015 nga botuesi Pearson.

Tsuneo Kita, bosi i ‘Nikkei’-t, tha: ‘Kam besim të plotë se ajo do të vazhdojë misionin e ‘FT’ për të ofruar gazetari të cilësisë së parë, pa frikë dhe pa favor’.

Zonja Khalaf ka qenë me ‘FT’ për 24 vjet. Rolet e saj kanë përfshirë drejtimin e mbulimit të medias në Lindjen e Mesme gjatë luftës në Irak dhe Pranverës Arabe 2011.

Ajo ka qenë zv/redaktore që nga viti 2016, duke mbikëqyr planifikimin strategjik dhe lancimin e ‘Sekreteve të Tregtisë’, e cila mbulon tregtinë globale.

Barber tha se ai po linte ‘një trashëgimi të mirë në gazetari’ pas një periudhe të gjatë. /Hashtag.al


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *