Vendosni fjalën kyçe....

Asnjë humbje jete në vend, 82 raste të reja me Covid-19


Asnjë humbje jete nuk është regjistruar në vend 24 orët e fundit lidhur me Covid-19.

Që prej nisjes së pandemisë Shqipëria ka raportuar zyrtarisht 3492 humbje jete.

Nga 851 testime ditore të kryera janë gjetur 82 raste të reja me koronavirusin e ri.

Në spital po mjekohen 16 pacientë nga të cilët një është në gjendje më të rënduar.