Vendosni fjalën kyçe....

Ish-agjenti sekret shpërndan shpjegimin e Berishës për rolin e Sorosit në Shqipëri


Dan Bongino ka postuar shpjegimin e ish-kryeministrit Sali Berisha në promovimin e librit “Njeriu prapa perdes. Në brendësi të rrjetit sekret të Xhorxh Sorosit” shkruar nga Matt Palumbo.

Bongino ka qenë agjent i shërbimit sekret në SHBA gjatë viteve 1999-2011 dhe tani drejton një show politik në Fox News.

Berisha në referatën e tij gjatë promovimit të librit shpjegon rolin e Sorosit dhe ndikimin që ka në shoqëritë e vendeve ku vepron.

Ish-kryeministri shpjegoi fuqinë e Sorosit dhe veprimet e tij në shumë vende për të arritur qëllimet që ka.

Ish-presidenti dhe kryeministri shqiptar Sali Berisha flet për mënyrën sesi George Soros depërtoi në vendin e tij teksa shfaqej përkrah Matt Palumbo të Bongino Report”-thuhet në linkun e shpërndarë në uebsajtin rumble.com.