Vendosni fjalën kyçe....

Paraqiten në spital me shenja helmimi punonjëset e në fasonerie në autostradën Tiranë-Durrës


Disa punonjëse të një fasonerie në rrugën Tiranë-Durrës kanë shkuar në spitalin e qytetit me shenja helmimi.

Katër gratë kanë marrë ndihmën e parë në urgjencën e spitalit e më pas janë stabilizuar e janë jashtë rrezikut për jetën thuhet në njoftimin e policisë së qytetit bregdetar.

Gratë e lënduara kanë pohuar se shqetësimet u kanë ardhur dalëngadalë ndërsa kanë pasur dhimbje stomaku, fyti e koke.

Njoftimi

“Durrës/Informacion paraprak – Mesditën e sotme janë paraqitur në spitalin e Durrësit, shtetaset O. A., 41 vjeçe, A. R., 26 vjeçe, M. Xh., 30 vjeçe, A. Gj., 35 vjeçe dhe J. K., 38 vjeçe, të cilat dyshohet se janë helmuar në ambientet e punës, në një firmë në autostradën Durrës-Tiranë. Aktualisht ndodhen nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.”