Vendosni fjalën kyçe....

Çfarë bën Besi kur i bien lodrat e Ajkës në tokë (VIDEO)


Pak muaj më parë Bes Kallaku dhe Xhensila Myrtezaj u bënë prindër për herë të parë. Si çdo prind i ri, Besi dhe Xhensila janë shumë të fiksuar pas vajzës së tyre Ajkës, e cila është kthyer në qendrën e botës së tyre.

Besi ka treguar shpesh herë në emisione ose përmes rrjeteve sociale, sa e kujdesshme është Xhensila për vajzën, madje me një kujdes të tepruar. Por mesa duket, dhe Besi vetë nuk është më pak i kujdesshëm.

Aktori i humorit ka publikuar një video në “Instagram” të filmuar me kamera sigurie, ku shihet duke futur disa sende në makinë. Mes tyre edhe lodrat e Ajkës.

Por kur një nga lodrat e vajzës i bie në tokë, ai në përpjekje për t’i kapur sa më shpejt rrëzohet.

“Kur bien lodrat e Ajkës nga makina dhe babi do t’i kapë si futbollist”, e komenton Besi videon.

Në sfond dëgjohet zëri i aktorit dhe i miqve të tij duke qeshur mbi incidentin.

 

View this post on Instagram

 

Kur bien lodrat e Ajkes nga makina edhe baba do me i kap si futbollist. 😂😂😂🙈🙈🙈

A post shared by bes kallaku (@bes_kallaku) on


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *