Vendosni fjalën kyçe....

Meta: Në Ditën Botërore të Teatrit mirënjohje për artistët që i dhanë zë kauzës së Teatrit Kombëtar


Presidenti Ilir Meta në Ditën Botërore të Teatrit ka shprehur mirënjohje për artistët dhe qytetarët që qëndruan për kauzën e Teatrit Kombëtar.

Meta thotë se qëndrestarët zgjuan ndërgjegje shoqërore për rrezikun që kërcënon trashëgiminë kulturore kombëtare.

Sot, në Ditën Botërore të Teatrit, u shpreh mirënjohjen më të thellë të gjithë artistëve jokonformistë dhe qytetarëve, të cilët me sakrifica dhe nën presione të pashembullta, edhe pse të tradhtuar, i dhanë zë me forcë kauzës së Teatrit Kombëtar dhe zgjuan ndërgjegjen shoqërore për rrezikun që kërcënon trashëgiminë kulturore kombëtare.

Të jemi më të vëmendshëm dhe më të ndërgjegjshëm për të mbrojtur vlerat kulturore dhe historike, për të mos lejuar më ringjalljen e kujtimeve të hidhura të kazmave të diktaturës, sepse çdo humbje është jo vetëm e parikuperueshme por edhe një cenim i drejtpërdrejtë i identitetit tonë kombëtar, që nuk duhet lejuar të ndodhë më”-shkruan Meta.