Vendosni fjalën kyçe....

Gjendet pa shenje jete në dhomën e hotelit 65-vjeçari në Tiranë


Një 65-vjeçar është gjetur pa shenja jete në një hotel në Tiranë.

Personi me iniciale Sh.A. është gjetur në dhomë nga i vëllai.

Sipas policisë viktima mund të ketë humbur jetën nga një arrest kardiak.

Njoftimi

“Më datë 24.03.2022, në një hotel në rrugën “Frosina Plaku”, nga vëllai i tij, është gjetur në  dhomë, pa shenja jete, shtetasi Sh. A., 65 vjeç. Nga këqyrja paraprake dyshohet se vdekja ka ardhur si pasojë e një arresti kardiak. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.”