Vendosni fjalën kyçe....

Vrasja brenda banesës në Kavajë, prokuroria urdhëron shoqërimin e 30-vjeçares


 

Prokuroria ka kërkuar shoqërimin e shtetases Marsida Qatjas, në banesën e së cilës në Kavajë u vra një person dhe u plagos një tjetër.

30-vjeçarja do merret sërish në pyetje pas deklaratave kontradiktore në dëshmitë e saj për policinë dhe median. Sipas policisë, Qatja, ka deklaruar se viktima Dritan Haxholli i kërkonte marrëdhënie seksuale ndërsa në media ajo ka thënë se kishte raporte shoqërore me të.

Një tjetër kontradiktë sipas prokurorisë ëshë deklarata e Qatjas se nuk ka lidhje me drogën dhe se në shtëpinë e saj nuk ka pasur kokainë ndryshe nga sa deklaroi policia, sipas së cilës në banesë është gjetur kokainë.

Në dëshminë e saj për hetuesit, gruaja është shprehur se është përdoruese e kokainës.

Ngjarja e rëndë ndodhi pas mesnatës në lagjen 2 të Kavajës, ku i vrarë mbeti Dritan Haxholli, i cili u qëllua nga Bledar Toçi, shefi i sigurisë në burgun e Durrësit. Ndërsa Toçi mbeti i plagosur nga shkëmbimi i zjarrit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *