Kryetari i Komanduar i Partisë Demokratike Enkelejd Alibeaj në një deklaratë për mediat pas mbledhjes së Kryesisë ka shpjeguar disa nga vendimet e marra në mbledhje.
Alibeaj tha se bashkimi është për të mirën e demokratëve dhe vendimi i grupit e tregon atë.
Më tej Alibeaj tha se pret sinjale nga grupi tjetër.
“Besoj që ju e patë vendimin e grupit, që do të doja ta falenderojë për sensin e përgjegjshmërisë. Kjo është një shenjë tjetër e ngritjes së nivelit të përgjegjësisë. Me këtë sens përgjegjësie një nga synimet e kërkuara prej kaq kohës nga demokratët. Bashkimi, bashkimi për të mirën e demokratëve duke lëshuar dhe hequr dorë nga gjuha e urrejtjes si mënyra e vetme për të bashkuar demokratët. Unë besoj që ky është çelësi i moralit, me mirëkuptim dhe të arrijmë këtë që kërkojnë demokratët. Është një hap i mirë për të shkuar drejt bashkimit. Çelësi imoralit është mirëkuptimi. Të ecim para me mirëkuptim. Vendimi, qëndrimi i grupit e tregon këtë. Është një hap i parë si shenjë drejt negociatave, tentativave të mira për të shkuar drejt bashkimit. Një grup pune me instancat e partisë. Presim sinjalet.”-deklaroi Alibeaj.