Vendosni fjalën kyçe....

Gjesti i Lulzim Bashës meriton respekt


Nga Agron Gjekmarkaj

Lulzim Basha mbajti përgjegjësi ! Ai u dorëhoq pas 9 viteve të drejtimit të kësaj partie ku betejat e forta s’kanë munguar, por fitorja nuk mbërriti. Shumëkush u zhgënjye se kishin vënë bast që LB nuk ikën. Ky është një gjest që meriton respekt. Basha u bë tabele qitjeje për një kohe të gjatë! Në 7 Muaj u sulmua si askush në politiken shqiptare. Në demokraci janë numrat ata që vendosin dhe atyre duhet tu bindemi duke luftuar për idetë tona edhe kur mbetemi pakicë. Përgjegjësia morale e politike u mbajt.

Tani , të gjithë ata që kauze kishin zemërimin ndaj Bashës duhet të ruhen që plumbat e peshtymes mos t’ja hedhin njeri -tjetrit. Lulzim Basha nuk është më pengese për rindertimin e PD. Ganxha ku varet faji nga sot mungon. PD është perballë vetvetes dhe historisë së saj 31 vjeçare. Ajo do të ringrihet vetem nëse di të të lexojë gabimet e veta, nëse di të kuptojë pse nga 22 Marsi 1992 e ketej u zvoglua e u zvoglua per të arritur në këtë pikë ! Ajo do të ringrihet nëse bëhet demokratike e nëse  çdo demokrat do të jetë aksioner dhe jo ” bujk në token e feudalit” ! Ajo do të ringrihet nese respekti per gjithësecilin do të jetë pengesë për të ndertuar mite.

Ajo do të ringrihet nese arsyeja mund inatin , nëse  besimi mund urrejtjen, nëse të kuptuarit mund moskuptimin, nëse vlerat mundin banalitetin ,ndershmeria korrupsionin  e mbi të gjitha bashkimi mund perçarjen nën shënjen e gares e votes së lirë pa vënë në diskutim miqësinë dhe luajalitetin tonë ndaj SHBA-ve. Personalisht Lulzim Bashes i jam mirnjohes per besimin që me ka dhënë dhe ndiej që duhet ti them faleminderit për aq e për  gjithçka që ka bërë mirë për PD në optiken time, që ka dashur të bëje e ska mundur. Të gjithë vrapuan të gjuajnë gurin pa peshuar mekatet e tyre. Koha do bëhet deshmitare e veseve dhe virtyteve të gjithsecilit.Bashkim nuk do të thotë poshterim. Bashkim nuk do të thotë të zevendesosh një humbes me një humbes tjeter.

Mbremë perfaqesues të “Foltores” shkumezonin kudo në revansh fyes. Dinjiteti vlen para partisë, para “bashkimit” , para neperkembjes. Në një panel tre perfaqesues , tre pinjollë ,të nomeklatures komuniste flisnin per PD perballë tre ish të persekutuarve. O Tempora o mores!  Arroganca dhe e verteta që fshehin brënda goditi vetem në pak orë ëndrren e bashkimit. Perballë atij shkumezimi e skuqje syshë çdo deputet i PD sot mendohet thellë në do ta jetojë kohen e tij politike si njeri i lirë , si sherbetor  i një prone private apo një interesi personal.