Vendosni fjalën kyçe....

“Bota është këtu, bota është me ju” – Ambasada amerikane shpërndan mesazin e Sekretarit Blinken për Ukrainën


Ambasada amerikane në Tiranë i ka bërë jehonë mesazhit të Sekretarit të Shtetit Blinken drejtuar qeverisë e popullit ë Ukrainës.

Blinken shkruan se guximi e udhëheqja që ata po i tregojnë botës është frymëzuese.

Po kështu në mesazh thuhet se ‘bota është këtu, bota është me ju’.

“Mesazhi i Sekretarit të Shtetit Antony Blinken për qeverinë dhe popullin e Ukrainës: “Guximi që ata po tregojnë çdo ditë, udhëheqja që po i tregojnë botës, është frymëzuese. Dhe bota është këtu; bota është me ju.” – thuhet në mesazhin e shpërndarë nga ambasada.