Vendosni fjalën kyçe....

Aksident në Memaliaj, plagosen 6 persona


Një aksident ka ndodhur në aksin Krahës-Memaliaj ku dy makina janë përplasur me njëra tjetrën.

Nga aksidenti janë plagosur 6 persona ku dy prej tyre janë në gjendje më të rëndë.

Sipas policisë janë përplasur automjeti tip “Renault” me drejtues shtetasin L. F., 50 vjeç, banues në Mallakastër, me automjetin tip “Benz” me drejtues shtetasin A. M., 36 vjeç banues në Përmet.

Për pasojë janë dëmtuar drejtuesit e automjeteve si dhe 4 pasagjerët, të cilët janë transportuar në spital për të marrë ndihmën mjekësore.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit .