Vendosni fjalën kyçe....

Seriali satirik i Zelenskyt rikthehet në Netflix, luan rolin e një mësuesi që bëhet president


Netflix ka njoftuar se seriali satirik i presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky, ‘Shërbëtori i Popullit’, i cili ishte i disponueshëm në vitet 2017-2021, është sërish i disponueshëm për transmetim në SHBA.

‘Shërbëtori i Popullit’ tregon për një mësues (i luajtur nga Zelensky) i cili papritur bëhet president pasi zhurma e tij kundër korrupsionit bëhet virale në mediat sociale. Shfaqja u bë qendrore në karrierën politike të Zelensky, pasi pas xhirimit të serialit për tre sezone, ai vendosi të kandidojë për president në jetën reale në vitin 2019, duke formuar një parti të re politike.

Shfaqja është licencuar nga grupi televiziv suedez ‘Eccho Rights’, i cili tha në një deklaratë duke njoftuar rikthimin e shfaqjes në treg se, “Seriali është një komedi, por edhe një dokument i rëndësishëm se nga vjen Zelensky”.

“Presidenti i tij imagjinar është një njeri normal, i cili rritet në rolin e tij si një udhëheqës heroik dhe i adhuruar,” tha partneri menaxhues i Eccho, Nicola Soderlund.

“Ndërsa skenari i botës reale me të cilin përballet Zelensky dhe populli ukrainas është shumë më i zymtë dhe më i tmerrshëm sesa komedia e serialit, ka paralele të dukshme me situatën e botës reale, dhe ‘Shërbëtori i Popullit’ është magjepsës, i rëndësishëm dhe pjesë historike e televizionit.”