Vendosni fjalën kyçe....

Apple përfshin në sistemin e pagesave kartat ruse ‘Mir’


Apple përfshiu kartat bankare me sistemin e pagesave ‘Mir’ si një mënyrë të mundshme pagese në llogarinë Apple ID, tha kompania në faqen e saj zyrtare.

Faqja e internetit tani paraqet listën e mëposhtme të mënyrave të pagesës në Apple ID: Apple Pay, shumica e kartave të kreditit dhe debitit, llogaria e telefonit celular nëpërmjet operatorëve të lidhur ose depozitimi i parave me kartat e sistemit ‘Mir’.

Ky i fundit është një sistem rus pagesash për transfertat elektronike i vënë në punë nga Banka Qendrore e Rusisë pas një ligji të përshtatur në vitin 2017.

Pas sulmit të Rusisë ndaj Ukrainës më 24 shkurt, një sërë sanksionesh të ashpra janë vendosur ndaj individëve, biznesmenevë e bankave ruse.