Vendosni fjalën kyçe....

Boçi: Besimi te PD-ja në pikën më të ulët


Deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi në një intervistë për emisionin “Frontline” në News 24 deklaroi se besimi të PD-ja është në pikën më të ulët.

Sipas tij kriza është e tendosur dhe kërkon një zgjidhje, dhe pas pikës kulmore duhet gjetur një zgjidhje.

“Besimi ndaj PD është në pikën më të ulët. Kriza është tendosur dhe do një zgjidhje. Pas pikës kulmore duhet një zgjidhje. Numri i votës që ka marrë PD si logo, është më i ulët dhe fakton këtë pjesë të shpërthimit të besimit të PD. Jemi në pikën kulmore dhe ulëret për një zgjidhje të domosdoshme, që është kërkuar herët, nëpërmjet procesit të votimit. Të votëbesohet një lidership i ri. Të jemi në proces zgjedhje sepse është në proces riinstalimi, që paraqitet përpara elektoratit e më pas fillon ngjizja. Ky proces duhet të konkludohet”-deklaroi Boçi.