Vendosni fjalën kyçe....

Barcelona gjen zëvendësuesin e Busquets te skuadra angleze


Barcelona raportohet se ka identifikuar Ruben Nevesin si zëvendësues ideal të Sergio Busquetsit.

Spanjolli vazhdon të jetë një nga lojtarët kyç te Barcelona, por mosha e tij detyron krerët e klubit të mendojnë për një zëvendësues. Busquets në korrik do të festojë ditëlindjen e 34-të.

Për me tepër, kontrata e tij me Barçën skadon më 30 qershor të vitit të ardhshëm, transmeton Gazeta Express.

Sipas “Mundo Deportivo” , Neves i Wolvesit tani është shfaqur si një objektiv kryesor, me agjentin e portugezit Jorge Mendes dhe presidentin e klubit katalunas, Joan Laporta, që kanë raporte të shkëlqyera.

Megjithatë, raporti shton se çmimi i kërkuar prej 50 milionë eurosh nga klubi anglez mund të prishë një marrëveshje të mundshme, derisa Arsenali dhe Manchester United raportohet se gjithashtu kanë shprehur interesim për 25-vjeçarin.

Ruben Neves ka kontratë të vlefshme me Wolvesin deri më 30 qershor 2024.