Vendosni fjalën kyçe....

Ministri i Sportit zbulon numrin e ngjarjeve sportive që Rusia ka humbur për shkak të luftës që nisi në Ukrainë


Ministri rus i Sportit Oleg Matytsin ka zbuluar numrin e kompeticioneve nga të cilat vendi i tij është përjashtuar për shkak të konfliktit në Ukrainë. Po ashtu ai ka paralajmëruar botën e sportit se mungesa e konkurrencës nga atletët rusë të ndaluar është e dëmshme për të gjithë të interesuarit.

Rusia ka humbur shfaqjet kryesore sportive në muajt e fundit pas rekomandimit të bërë që në shkurt të këtij viti nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar, që federatat nuk duhet të ftojnë atletët rusë në gara dhe as të organizojnë turne në vend.

Kjo ka bërë që Rusia të privohet nga evente të tilla si finalja e Ligës së Kampionëve të UEFA-s, e cila ishte planifikuar për në Shën Petersburg në muajin Maj, si dhe kampionati botëror në volejboll dhe hokej mbi akull, të planifikuar për në vitet 2022 dhe 2023 respektivisht.

Ministri i Sportit Matytsin ka zbuluar tani një shifër të saktë për numrin e eventeve nga të cilat Rusia është larguar.

“Që nga 25 maji, organizatat ndërkombëtare sportive anuluan/shtynë 186 ngjarje sportive ndërkombëtare të planifikuara në Rusi në 2022-2023, duke përfshirë 36 ngjarje të mëdha sportive ndërkombëtare.”– tha Matytsin sipas RT, i cili ka drejtuar një delegacion rus në një vizitë në Indi.

Ministri shtoi se zyrtarët e sportit rusë ishin ngarkuar të kërkonin kompensim për ngjarjet e anuluara – diçka si Bashkimi Rus i Futbollit (RFU) tashmë ka thënë se do ta bëjë me UEFA dhe FIFA.

Por ndërsa atletët rusë dhe bjellorusë përballen me ndalime të gjera, Matytsin paralajmëroi se nuk do të vuanin vetëm atletët nga të dy vendet.

“Kjo teori (e mungesës së dëmshme të konkurrencës) vlen jo vetëm për ne, por për të gjitha sportet botërore. Mungesa e konkurrencës me atletët rusë është e dëmshme.”- tha Matytsin, cituar nga RIA Sport.

Matytsin ka paralajmëruar më parë se sporti botëror nuk mund të shpresojë të zhvillohet “normalisht” pa pjesëmarrjen e atletëve rusë, duke argumentuar se federata të ndryshme tashmë kishin kuptuar gabimet e tyre në përpjekjen për të tjetërsuar sportin rus.