Vendosni fjalën kyçe....

Lirohen të arrestuarit nga protestat në Tiranë


Gjykata e Tiranës ka liruar 39 të arrestuarit gjatë 4 ditëve të protestave.

Ata janë liruar këtë të Dielë dhe Prokuroria ka kërkuar masën e sigurisë “detyrim paraqitje” për ta. Përjashtim bën një person me probleme të shëndetit mendor i cili është liruar nga akuzat.

Prokuroria i ka proceduar protestuesit vetëm për 2 akuza “Pengim qarkullimi” dhe “Prishje të qetësisë publike” dhe jo për katër akuza siç ka kërkuar policia. Protestat kundër rritjes së çmimeve vijojnë edhe sot në ditën e pestë, ku qytetarët që prej orës 11:00 janë vendosur para Kryeministrisë.