Vendosni fjalën kyçe....

Luan Hoti: Nuk është zgjidhje të ikë njëri e të vijë tjetri, jo zgjedhje brenda një viti, më parë të bëhet bashkimi


Ish-kandidati për Bashkinë e Durrësit, Luan Hoti, në mbledhjen e Kolegjit të Kryetarëve deklaroi se PD-ja nuk është gati për zgjedhje brenda një viti.

Hoti mendon se duhet fillimisht bashkimi e më pas zgjedhjet. Më tej ai duke i dalë në mbrojtje Bashës tha se nuk është zgjidhje të largohet njëri e të vijë tjetri.

“Nuk ka zgjidhje ik ti e hajde ti. Duhet bashkim i demokrateve, ndryshe s’kemi asnjë shans për te fituar. Problemi është se demokratët janë përçarë dhe sa herë të hyjmë në zgjedhje nuk do arrijmë dot rezultat. Duhet të gjejmë zgjidhje se baza është e përçarë. Kështu nuk kanë se çfarë të bëjnë. Zgjidhjet nuk vijnë tani se jemi të irrituar. Nuk ka zgjidhje me ik ti e hajde ti. Të reflektojmë, të qetësohemi. Nuk i lame gjë mangët fushatës, problemi është përçarja e demokrateve. Garën nuk e kisha me demoratet, e kisha me Sakon, po nuk ishte kështu për pjesën tjetër. Demokratet na ndëshkuan te dyja palëve.  Cila është zgjidhja? A është zgjidhja largimi i kryetarit? Basha thotë është gati për çdo zgjidhje, por tërheqja e tij nuk është zgjidhja ne këtë moment. Duhet bashkimi, po shkuam në 2-3 kampe, nuk fitojmë. Duhet bashkim. Për zgjedhje brenda partisë nuk mund të mendojmë, të paktën jo brenda një viti. Duhet një formulë bashkimi fillimisht”- tha Hoti.