Vendosni fjalën kyçe....

Salianji: Basha është bërë barrë e problem për PD-në, nuk ngjall shpresë e besueshmëri


Deputeti i PD-së Ervin Salianji ka deklaruar mbrëmjen e sotme se Lulzim Basha është bërë problem e barrë për PD-në e opozitën.

Ai e bëri pohimin në emisionin ‘Zonë e Lirë’ në TV Klan ku theksoi se Basha nuk ngjall më as shpresë e as besueshmëri.

Sipas deputetit Basha i kishte të gjitha në dispozicion, siglën e partisë, ndërkombëtarët, grupin parlamentar, strukturën e PD-së e sërish nuk arriti dot të ishte fitues në zgjedhjet e 6 marsit.

“Opozita e përçarë nuk mund t’ia dalë. Basha kishte siglën e partisë, kishte mbështetje ndërkombëtare, kishte kandidatët më të mirë në shumicën e zonave. Kishte pjesën më të mirë të strukturës së PD. Kishte mbështetjen e grupit parlamentar dhe Lulzim Basha nuk arrit të ishte fitues. PD nuk u bë forcë fituese. Lulzim Basha është problem dhe barrë për opozitën dhe PD-në. Pengesa kryesore e PD dhe kandidatëve të saj që të depërtojnë te votuesit është Lulzim Basha. Nuk më vjen mirë që e them këtë, por Lulzim Basha nuk ngjall as shpresë, as besueshmëri.” – tha Salianji. 

Kjo është e disata herë këto ditët  fundit që Salianji kërkon dorëheqjen e Bashës.