Vendosni fjalën kyçe....

“BE ka shkelur parimet ndërkombëtare duke furnizuar me armë Ukrainën, SHBA financoi laboratore biologjike atje” – Lavrov


Shefi i diplomacisë ruse, Sergei Lavrov, ka thënë gjatë një konference për shtyp pas takimit me homologun ukrainas Kuleba në Turqi Bashkimi Europian ka shkelur parimet ndërkombëtare duke furnizuar me armë Ukrainën.

Ai po kështu tha se BE-ja nuk ka pasur dijeni për laboratorët biologjikë në Ukrainë të ngritur me financimin e SHBA-së.

“BE-ja që ka shkelur parimet ndërkombëtare, duke furnizuar me armë Ukrainën, duke përfshirë sisteme mbrojtëse që mund të përdoren nga terroristët e që mund të rrezikojnë civilët. Këto sisteme antiraketore ku përfundojnë. BE-ja ka folur me një zë duke thënë se nuk ka të dhënë për aktivitetet biologjike në Europë dhe kjo nuk është për t’u habitur, pasi SHBA-ja po e bën këtë në mënyrë sekrete siç e bën në vende të tjera të ish-Bashkimit Sovjetit. Ka një Konventë që ndalon armët biologjike dhe kimike.” – theksoi Lavrov.