Vendosni fjalën kyçe....

Maria Zakharova: Ministrat e jashtëm të Rusisë dhe Ukrainës do të takohen më 10 mars


Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse Maria Zakharova tha se Moska pret që të enjten të mbahet një takim midis ministrit të jashtëm rus Sergej Lavrov dhe homologut të tij ukrainas Dmitry Kuleba në Antalia të Turqisë, pasi Kievi e ka konfirmuar këtë.

 “Ne besojmë se meqenëse Ukraina e ka konfirmuar, takimi do të zhvillohet, veçanërisht për shkak se është iniciuar nga Turqia, mikpritëse e ngjarjes, në margjinat e së cilës pritet të mbahet takimi.”– theksoi ajo, citon agjencia e lajmeve ruse TASS.

Zakharova theksoi se Rusia po përgatitet për bisedimet, por nuk ka nevojë të nxitohen gjërat. Ajo shtoi se fluturimi i Lavrovit për në Antalia ishte planifikuar për të mërkurën.

Lavrov dhe Kuleba pritet të takohen në një forum diplomatik në Antalia më 10 mars, takim ku do të marrë pjesë edhe ministri i Jashtëm turk Mevlut Çavusoglu.