Vendosni fjalën kyçe....

“Shihni masat që morën Franca e Italia” – Rama “replikon” me opozitën e re


Kryeministri Rama ka ‘replikuar’ me deputetët e së ashtuquajturës opozita e re.

Teksa mbante fjalën e tij në foltoren e Kuvendit duke sqaruar masat e qeverisë së tij lidhur me Covid-19, Murrizi e Gjoni, folën nga vendi, duke e detyruar kreun e qeverisë që të replikonte me ta.

Ai u tha se qeveria ka ndihmuar familjet në nevojë, ndryshe nga ata që hanë e pinë e flasin në emër të familjeve në nevojë.

Kreu i qeverisë përmendi masat e marra nga Franca e Italia duke përmendur më pas se masat e qeverisë së tij janë të pranueshme për situatën e vendit.

“Ata që i marrin qeset janë falenderues e nuk shesin dëngla. Presidenti i Francës ka deklaruar dje 150 euro plus për çdo familje franceze në asistencë sociale, pasi dje doli plani i qeverisë franceze. Unë flas me fakte e me shifra. Betejën në shëndetësi po e fitojmë, do e fitojmë edhe atë në ekonomi.

Ju bëni dëngla. Hani e pini e flisni gjoja në emër të atyre që janë në vështirësi. Franca ka dhënë 1500 euro për mjekët në vijën e parë të luftës më Covid-19. Ne kemi dhënë 1000 euro plus dhe 500 euro për sanitarë e shoferë. Qeveria italiane jep tallona ushqimi. Kur flasim mos harrojmë ku jemi, çfarë mundësish kemi e çfarë kemi arritur të bëjmë deri tani. S’e kam vetëm me ju, po me ata që ishin këtu para jush. Individë që flasin e nuk dinë çfarë flasin.” – tha Rama.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *