Vendosni fjalën kyçe....

Berisha për Bashën: I vetmi njeri në glob që del i treti dhe deklaron se s’ka humbur asnjë garë


Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar pas deklaratave të kryedemokratit Lulzim Basha, lidhur me rezultatet e publikuara deri më tani për zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 Marsit.

Ai ka publikuar një video nga një pjesë e deklaratës së Bashës, ku ky i fundit shprehet se nuk ka humbur asnjë garë në jetën e tij.

Berisha shkruan për Bashën: “I vetmi njeri në glob që del i treti dhe deklaron se unë nuk kam humbur asnjë garë!”