Vendosni fjalën kyçe....

Basha takim me mësuesit me rastin e 7 Marsit: Sot ndodheni në pozita të pafavorshme


Kreu i PD-së Basha është takuar paraditen e sotme me mësues e pedagogë me rastin e 7 Marsit, Ditës së Mësuesit.

Ai tha se gjendja në vend është përkeqësuar dhe se arsimtarët në vend janë në pozita të pafavorshme.

“Sot nuk mund të jemi në një tryezë festë, sot situata është duke u përkeqësuar dhe në vend që mësuesve t’u ofrohen kushte për të arritur në vendin që meritojnë sot ndodhen në pozita të pafavorshme.” – tha Basha.