Vendosni fjalën kyçe....

Tjetër incident në Durrës, Arbër Malltezi: Më morën telefonin dhe më fshinë videon


Një incident i dytë është regjistruar Durrës, ku procesi i votimit po vijon prej më shumë se 4 orësh.

Sipas “News 24” incidenti nga ndodhur në Spitallë të Durrësit, në Shkollën “Naim Babameto” ku dhëndri i ish-kryeministrit Sali Berisha është kofliktuar me anëtarë të Partisë Socialiste.

Vetë Arbër Malltezi në një prononcim për mediet ka treguar se ndodhej në këtë qendër votimi dhe kishte nisur të fimonte me celular disa parregullsi por ia kishin marrë telefonin nga dora dhe i kishin fshirë videon.

“Në shkollën ‘Naim Babameto’, ku ka 8 QV nuk ka pasur fare prezencë policie, ndonëse e kërkon ligji. Kemi pasur prezencë të policëve bashkiakë pa uniformë që bënin intimidim të zgjedhësve. I kemi identifikuar, i kemi kërkuar të largohen, e kemi filmuar këtë gjë në mënyrë që të identifikonim paligjshmërinë. Kanë ardhur 20-30 militantë të PS dhe më kanë grabitur telefonin.

Nuk ka pasur dhunë ndaj meje, ka pasur fjalosje. Ma morën celularin dhe e fshinë. Nuk bëmë denoncim se nuk kishte policë fare, ndoshta më vonë. Policia mund të rrinte jashtë dhe të siguronte që brenda të mos kishte aktivistë. Ma kthyen telefonin, por kishin fshirë videon.”– tha Malltezi.