Vendosni fjalën kyçe....

Ukraina në luftë, rrjeti shkrihet me videot e vjetra të Zelensky-t të cilat janë bërë virale


Videot e vjetra të presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky janë bërë virale ditët e fundit, në një kohë kur e gjithë vëmendja e medieve është përqendruar tek ai.

Ndërsa rusët dhe ukrainasit luftojnë me njëri-tjetrin e njerëzit po vriten, përdoruesit e rrjeteve sociale në mbarë botën po argëtohen me videot e vjetra të presidentit të Ukrainës.

Para se të zgjidhej president, Zelensky pati një karrierë të suksesshme si artist, duke luajtur në disa filma dhe seri televizive ukrainase. Por përveçse si aktor, siç duket ai ka performuar edhe si kërcimtar.

Siç vihet re në videot e qarkulluara në mediat sociale, Zelenskyy jo vetëm mori pjesë por madje fitoi versionin ukrainas të spektaklit “Dancing With the Stars” në vitin 2006. Gjithashtu ai mori pjesë gjithashtu në versionin ukrainas të filmit “Paddington” duke bërë zërin e ariut të famshëm.

Zelensky po ashtu në vitin 2014 kishte marrë pjesë në një klip muzikor ku shfaqet duke kërcyer në mënyrë provokuese krah tre meshkujve të tjerë.

Në një tjetër video komike, Zelensky shfaqet duke bërë sikur po luan në piano me organet gjenitale.