Vendosni fjalën kyçe....

Bushati takim me vajzat dhe gratë në Shkodër, shpalos modelin e përkushtimit përballë modelit të përplasjes për interesa


Kandidati i PD, për bashkinë e Shkodrës në zgjedhjet e 6 marsit , Xhemal Bushati, zhvilliu një takim me gratë dhe vajzat shkodrane ku deklaroi se do të sjellë një model tjetër, atë të përkushtimit për Shkodrën duke patur në vëmendje fuqizimin e rolit të gruas.

Super entuziazmi i takimit të sotëm me gratë shkodrane është garancia e ndryshimit që po vjen për Shkodrën. Shpalosëm një tjetër model për Shkodrën. Modelin e përkushtimit dhe të dashnisë për Shkodrën përballë modelit të interesave dhe përplasjes.

Jemi me fat që në këtë mision tonin për Shkodrën kemi bekimin e nënave dhe guximin e grave shkodrane.

Kjo është Super Shkodra që të gjithë njohim, Super Shkodra që të gjithë duam!”, tha Bushati.