Vendosni fjalën kyçe....

Basha publikon video nga takimi në Lushnjë: Më 6 Mars është në dorën e lushnjarëve t’i japin fund modelit të korrupsionit



Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka publikuar një video nga takimi që ka zhvilluar një ditë më parë në qytetin e Lushnjës.

Basha thotë se kandidati i PD-së Indrit Sefa do të jetë avokati më i mirë për bashkëqytetarët e tij ndërsa thekson se lushnjarët e kanë vetë në dorë përmes votës më 6 Mars t’i japin fund korrupsionit në bashkinë e tyre.

“Në 6 mars, lushnjarët do të votojnë Partinë Demokratike dhe Indrit Sefën, i cili do të jetë avokati më i mirë për bashkëqytetarët e tij.

Me datën 6 Mars është në dorën e lushnjarëve t’i japin fund modelit të korrupsionit në bashkinë e tyre.

PD do t’i japë Shqipërisë një modeli të ri përfaqësimit dhe një politike të re me fytyrë njerëzore. 

Voto Partinë Demokratike

Voto Indrit Sefën

Voto Nr. 2”- shkruan Basha.