Vendosni fjalën kyçe....

Tabaku: Të gjithë qytetarët e panë se çfarë ka ndodhur me vjedhjen e 430 milionë eurove me inceneratorët


Kryetarja e komisionit parlamentar për inceneratorët, Jorida Tabaku ka thënë në mbledhjen e fundit se tashmë është e qartë për të gjithë qytetarët se çfarë ka ndodhur me inceneratorët dhe vjedhjen e 430 milionë eurove.

Nënkryetarja e PD-së tha se vula e turpit do i mbetet për një kohë të gjatë shtetit shqiptar lidhur me këtë aferë ku janë të përfshirë zyrtarët më të lartë të qeverisë.

“Kjo është një nga aferat më të mëdha, Lefte Koka është vetm njëri prej tyre i përfshirë në të. Nuk do u japim mbrojtje politike tre personave që janë në kërkim për këtë aferë dhe që vijojnë të marrin ende pagesa nga buxheti i shtetit edhe pse jaë në kërkim. Në sytë e qytetarëve so është e qartë se çfarë ka ndodhur. Të gjithë e kemi të qartë vjedhjen e 430 milionë eurove. Vula e turpit për vjedhjen e 430 milionë eurove do i ngelet gjatë shtetit shqiptar.” – tha Tabaku.