Vendosni fjalën kyçe....

Basha shpërndan deklaratën e Johnson: Aktet e Putin ngjajnë me ato të Milosheviçit


Kryetari i PD-së, Lulzim Basha ka reaguar sërish për situatën e pushtimit të Ukrainës nga Rusia.

Në fjalët e tij Johnson paralelizon veprimet e Presidentit Rus Vladimir Putin me ato të Sllopodan Milosheviçit.

Një nga gjërat më domethënëse mbi atë çfarë po bën Putini, është se sa ngjajnë aktet e tij me ato të Milosheviçit. Të njëjtat budallallëqe që hidheshin për bashkimin mistik mes Kosovës e Serbisë, mes Kievit dhe Moskës. I njëjti agresion. Mos harroni Milosheviçi vdiq në gjyq.”-citon Basha fjalët e Johnsonit.