Vendosni fjalën kyçe....

Xhemal Bushati: Pas një Shkodre të suksesshme, qëndrojnë gra të suksesshme


Kandidati i Partisë Demokratike për Shkodrën, Xhemal Bushati, ka publikuar një mesazh këtë të hënë pas takimeve me gratë dhe vajzat nëpër qytet.

Ai kujton legjendën e Rozafës duke thënë se jo më kot legjenda e Shkodrës fillon me figurën e gruas.

Bushati u bën thirrje qytetarëve të votojnë atë për drejtimin e bashkisë, për të ndërtuar së bashku një Shkodër më të mirë për gratë, nënat e motrat.

“Jo rastësisht, legjenda e Shkodrës fillon me figurën e gruas. Kam dëgjuar nga afër shumë nga historitë e tyre, sakrificat, por kurrë nuk pashë lodhjen për fëmijët e tyre, familjet dhe për Shkodren. Po gjej kohën t’i dëgjoj dhe të diskutoj, por me ngulm, përulësinë t’i falenderoj.

Le të ndërtojmë një Shkodër më të mirë për gratë, nënat dhe motrat tona.

Sepse edhe pas një Shkodre të suksesshme, qëndrojnë gra të suksesshme!”- shkruan Bushati.