Vendosni fjalën kyçe....

Spiropali: Ne do vazhdojmë të qeverisim për të bërë të mira për këtë vend


Ministrja Spiropali i është përgjjigjur kreut të PD-së Basha pas fjalës së këtij të fundit në Kuvend ku akuzoi kryeministrin Rama e gjithë zinxhirin qeverisës për inceneratorin e Elbasanit.

Ajo tha se kreu i PD-së ka shpëtuar me procedurë në të gjitha rastet ku është akuzuar. Spiropali tha se drejtësia po nis të funksionojë dhe se të gjithë do japin llogari para saj për shkeljet e kryera.

Ministrja pohoi gjithashtu se qeveria do vijojë të punojë për të bërë të mira për vendin.

“Lulzim Basha ka shpëtuar me procedurë, tani po pyetet nga prokurorët belgë. S’kemi gjë për të fshehur, prandaj e miratuam ngritjen e komisionit hetimor. Drejtësia po bën punën e saj. Nëse ka pasur shkelje e përcakton drejtësia, jo ju apo Jorida Tabaku që është kthyer në prokurore publike. Ne jemi krenarë për atë që kemi bërë me sistemin e drejtësisë. Çoni letra nëpër ambasada e dilni këtu e thoni kush do shkojë në burg. Shkoni përgjigjuni për atë që keni bërë. SPAK po jep shenja që në shumë raste mund të intimidohet por po ndryshon. Në fund është gjykata e pagabueshme që është vota e njerëzve të cilën nuk e keni dhe nuk do e keni. Do vijë koha e përgjegjësisë për të gjithë, po ndahet shapi nga sheqeri. Ne do vazhfojmë të qeverisim për të bërë të mira për kjëtë vend.”­ – tha Spiropali.