Vendosni fjalën kyçe....

Liverpool fiton ndaj Interit, Bayern i pafuqishëm ndaj Salzburg nuk shkon përtej barazimit


Liverpool ka fituar ndaj Interit në sfidën e parë të 1/8 në Ligën e Kampionëve.

Në pjesën e parë Interi tentoi të shënonte duke goditur edhe tranversën por pa ia dalë me sukses.

Në pjesën e dytë gjithçka ndryshoi dhe foli në favor të Liverpool.

Firmino në 75’ dhe Salah në minutën e 83 i dhanë fitoren Liverpool duke shkuar në avantazh në sfidën e kthimit.

Në sfidën tjetër Bayern Munich nuk shkoi përtej barazimit ndaj Salzburg.

Salzburg shënoi në pjesën e parë me Adamu duke e mbyllur në avantazh fraksionin e parë të lojës.

Në pjesën e dytë barazimin për bavarezët do e arrinin vetëm në minutën e fundit të kohës së rregullt me Coman.