Vendosni fjalën kyçe....

Kryebashkiaku në SHBA: Peshkimi në akull me kabina çon në prostitucion, kur isha gazetar ka pasur shumë arrestime (Video)


Kryebashkiaku i Hudson, Ohio ka sugjeruar se lejimi i njerëzve për të ngritur kasolle për të peshkuar mund të çojë në prostitucion.

Politikani demokrat e bëri deklaratën gjatë një takimi të këshillit të qytetit.

Këshilli i Qytetit Hudson në Ohio po diskutonte nëse peshkimi në akull duhet të lejohej në parqe publike, me zyrtarët që debatonin mbi rreziqet e ndryshme që mund të lindin nga praktika.

Ndërsa disa ngritën shqetësime për njerëzit që bien përmes akullit në ujë, duke argumentuar se lejimi mund të ngarkojë më shumë mjekët, policinë dhe zjarrfikësit, kryebashkiaku Craig Shubert sugjeroi që peshkimi në akull mund të çojë në një çështje krejtësisht të ndryshme, në rritje të prostitucionit.

“A do të kthehet dikush vitin e ardhshëm dhe do të thotë se dua një kabinë peshkimi në Hudson Springs Park për kaq kohë?” Pyeti Shubert në një videoregjistrim të takimit që që është bërë viral.

“Dhe nëse më pas lejoni peshkimin në akull me kabinaë, atëherë kjo çon në një problem tjetër. Prostitucioni. Tani ju keni përfshirë shefin e policisë dhe departamentin e policisë.”

Pas disa çastesh heshtjeje të habitshme dhe konfuzionit të dukshëm nga kolegët e tij, kryebashkiaku shtoi: “Këto janë detëm pika të dhënash për t’u marrë parasysh”.

Shubert më vonë sqaroi pozicionin e tij në një letër dërguar një stacioni lokal lajmesh, duke thënë: “Komenti im për peshkimin në akull, lejimin e kabinave në liqene dhe prostitucionin buron nga përvoja ime si një ish-gazetar i lajmeve televizive që mbulon agjencitë e zbatimit të ligjit. Ai tha se asokohe janë raportuar arrestime për akte prostitucioni në kasollet të peshkimit në akull. Kur diskutohet legjislacioni i propozuar, është e mençur të diskutohet mundësia për pasoja të padëshiruara. Deklarata ime ishte për të ndriçuar këshillin se lejimi i ardhshëm i kasolleve të akullit mund të çojë në çështje të tjera.” – sqaroi ai