Vendosni fjalën kyçe....

Ambasada në Tiranë publikon deklaratën e Blinkenit: Të bashkuar në thirrjet tona ndaj Rusisë


Ambasada Amerikane në Tiranë ka publikuar deklaratën e DASH në lidhje me bisedimet që sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken ka zhvilluar me sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg.

Sikurse është shprehur vetë Blinken, ai ka kërkuar që qëndrojnë të bashkuar në thirrjet ndaj Rusisë për të ndaluar rrezikun e një sulmi ndaj Ukrainës.

“Bisedova me Sekretarin e Përgjithshëm Jens Stoltenberg mbi punën tonë për të nxitur sigurinë transatlantike. Ne qëndrojmë të bashkuar në thirrjet tona ndaj Rusisë për të ndalur përshkallëzimin dhe për t’u angazhuar në diplomaci me NATO-n dhe Ukrainën.”– janë fjalët e Sekretarit të Shtetit Antony J. Blinken.