Vendosni fjalën kyçe....

Punimet në Lotin 3, ndryshon qarkullimi në Unazën e Madhe të Tiranës


Autoriteti Rrugor Shqiptar ka njoftuar se në aksin e Unazës së Madhe për shkak të punimeve në Lotin 3 do ketë devijim të trafikut.

Makinat që vijnë nga autosrada Elbasan-Tiranë pas daljes në mbikalimin e Pallatit me Shigjeta do devijojnë djathtas duke përdorur karrexhatën e re të rrugës dytësore të Lotit 3.

Ndërsa për desticionet e tjera nuk do ketë devijime.

Duke filluar nga dita e diel, datë 13.02.2022, ndryshon drejtimi i lëvizjes për mjetet në Unazën e Madhe të Tiranës, për shkak të punimeve që po kryhen për ndërtimin e Lotit 3.

Automjetet që do të vijnë nga autostrada Elbasan-Tiranë, pas daljes nga Mbikalimi i Pallatit me Shigjeta në drejtim të rrugës “Teodor Keko”, do të devijojnë djathtas duke përdorur karrexhatën e re të rrugës dytësore të Lotit 3, duke shmangur kështu aksin kryesor deri pranë nënkalimit të O-Zone, e duke vazhduar më pas sipas orientimit ekzistues në Lotin 3.

Për automjetet që do të kenë destinacion Yzberishtin, Bulevardin “Migjeni”, “Kombinatin” nuk do të kenë ndryshime në qarkullim.

Kërkojmë mirëkuptimin e banorëve dhe përdoruesve të rrugës për këto ndërhyrje që po kryhen në këtë aks deri në përfundimin e plotë të këtij projekti”-njofton ARrSH.