Vendosni fjalën kyçe....

Djali vret të atin në Fier


Një 25-vjeçar në Fier ka vrarë babanë e tij.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Luar të Roskovecit ku i riu Erdis Rapi ka goditur me shkop të atin, 52-vjeçarin Dhori Rapi, i cili ka gjetur vdekjen e menjëhershme.

Autori i dyshuar është arresuar nga policia

Njoftimi

Sot rreth orës 11:50, në fshatin Luar, Roskovec, në banesën e tij, shtetasi E. R., 25 vjeç, për motive të dobëta, ka goditur në kokë me sende të forta(shkop), babain e tij, shtetasin Dh. R., 52 vjeç, i cili ka gjetur vdekjen e menjëhershme. Policia ka bërë të mundur kapjen e autorit dhe shoqërimin e tij në Komisariatin e Policisë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *