Vendosni fjalën kyçe....

Kryemadhi nxjerr videon: Administrata e inceneratorëve më shumë në ajër se në tokë, u harxhuan 1.8 milionë dollarë për bileta avioni në kohë pandemie


Pas vizitës së tre përfaqësuesve të opozitës në inceneratorin e Tiranës, kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka publikuar një video ku denoncon paratë e shpenzuara për udhëtime nga administrata e inceneratorëve gjatë vitit pandemik. Sipas saj janë shpenzuar 1.8 milionë dollarë nga taksat e shqiptarëve për bileta avioni.

Në mesazhin që shoqëron videon, Kryemadhi shprehet se administrata e inceneratorëve ka kaluar më shumë kohë në ajër se në tokë.

“Administrata e inceneratorëve më shumë në ajër se në tokë!
1.8 milionë dollarë nga taksat e shqiptarëve janë përdorur për bileta avioni, edhe në pikun e pandemisë kur bota ishte e mbyllur!
Kjo është arsyeja pse Rama nuk i ndalon pagesat e kostove SHUMË të fryra të inceneratorëve të Tiranës dhe Fierit!

Ndiqni paranë, aty fle lepuri i korrupsionit të qeverisë!”- shkruan Kryemadhi.