Vendosni fjalën kyçe....

Rama ironi me votimin e PD-së për zgjatjen e vettingut: I dhamë arra me mjaltë, janë dy PD dhe nuk negociojmë me asnjërën


Kryeministri Edi Rama ka bërë ironi gjatë daljes për shtypin në përfundim të mbledhjes së Kryesisë së Partisë Socialiste.

Rama u pyet nga gazetarët se çfarë i dha PD-së që votoi zgjatjen e organeve të vettingut duke ironizuar se i ka dhënë “arra me mjaltë”.

Rama tha se nuk negocion Reformat e propozuara nga PD-ja për “administrativen” dhe “zgjedhoren”.

Sipas tij ka dy PD dhe nuk di me kë të negociojë.

“Ne kemi zgjatjen e mandatit për një proces të dhimbshëm, i vështirë, proces me pjesët e veta shumë pozitive dhe me elementë problematikë. Proces pastrimi të një llumi të madh në një vend që s’ka pasur drejtësi kurrë si në vendet që i shikojmë me zili. Arra me mjaltë, janë dy PD, nuk negociojmë me asnjërën.”-tha Rama.