Vendosni fjalën kyçe....

Milani shkatërron Lazion për Kupë, përballet me Interin në fazën tjetër


Milani ka fituar me poker golash ndaj Lazios në Kupën e Italisë.

Kuq e zinjtë e nisën siparin e golave me Leaon në pjesën e parë. Më pas Grioud dyishoi rezultatin në minutën e 41 dhe 5 minuta më vonë shënoi golin e tretë për Milanin dhe të dytin personal.

Me rezultatin 3-0 përfundoi edhe pjesa e parë.

Më pas në pjesën e dytë do shënonte edhe Kessie në minutën e 79 dhe do vuloste rezultatin e ndeshjes.

Lazialët nuk treguan fuqi për të reaguar ndaj Milanit duke u dorëzuar dhe lejuar kalimin të Milanit në fazën tjetër.

Në fazën tjetër të Kupës së Italisë, kuq e zinjtë do gjejnë Interin që u kualifikua ndaj Romës.