Vendosni fjalën kyçe....

Instituti i Fauci-t shpenzoi miliona dollarë duke eksperimentuar me qentë, u injektoi kokainë dhe i vrau


“Ne do të donim që të ishim duke e shpikur këtë.”– kështu shkruan RT ndërsa raporton një abuzim të rëndë që është bërë me kafshët nga instituti i drejtuar nga virologu i njohur amerikan Anthony Fauci-t.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë shpenzoi 2.3 milionë dollarë për kërkime në të cilat këlyshëve të racës “beagle” iu injektuan kokainë.

Të dhënat u publikuan nga White Coat Waste Project, një grup mbikëqyrës që synon të ndalojë financimin e eksperimenteve me kafshë nga taksat e qytetarëve. Ky grup publikoi një raport të NIH mbi dy eksperimente, në të cilat qenve 6-muajsh u injektua kokainë për të hulumtuar efektin e një trajtimi të mundshëm për varësia ndaj kokainës.

 

Qentë ishin të lidhur me një pajisje që injektonte kokainën, së bashku me një “komponim eksperimental” për të parë se si do të ndërveprojnë dy drogat. Studiuesit gjithashtu implantuan në mënyrë kirurgjikale pajisje monitorimi te qentë për të matur përgjigjet e tyre. Pas eksperimentit, qentë ose u eutanizuan (u vranë) ose u morën përsëri për më shumë eksperimente, sipas raportit prej 94 faqesh.

 

 

Në dokument thuhej se “objektivi i këtij studimi është të vlerësojë efektet e mundshme negative kardiovaskulare” që dy drogat e injektuara mund të sjellin tek këto lloj qensh.

Njëri nga eksperimentet u zhvillua nga shtatori 2020 deri në shtator 2021 dhe një tjetër nga marsi 2020 deri në mars 2021.